Bota

Masakër në Brazil, banda futet në lokal dhe vret me armë zjarri 11 persona

20 Maj 2019, 08:06 Nga DOSJA
Masakër në Brazil, banda futet në lokal dhe vret me armë

BRAZIL- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Brazil, ku 11 persona u vranë nga një bandë,  e cila qëlloi me armë zjarri në një lokal në lagjen Guama në Belem.

Sipas “The Guradian” viktimat janë 6 gra dhe 5 burra, ndërsa menjëherë pas krimit filluan të qarkullonin edhe video nga masakra.

Në vendin ku ndodhi ngjarja kishte prezencë të madhe të njerëzve, por fatmirësisht turma ka mundur të shpëtojë.

Ndërsa, policia civile ka nisur hetimet për ngjarjen, por ende nuk ka asnjë informacion lidhur me motivet e kësaj masakre, dhe asnjë person të arrestuar.

Muajt e fundit qeveria federale kishte dërguar në Belem trupa të Gardës Kombëtare për të forcuar sigurinë në qytet.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 11 te vdekur banda qellon me arme ne lokal brazil 11 te vdekur banda qellon me arme ne lokal brazil

Sondazh

Poll