Art&Argëtim

Kim Kardashian ‘në telashe’, miliarderja akuzohet për vjedhjen një statuje romake

10 Maj 2021, 12:35 Nga DOSJA
Kim Kardashian ‘në telashe’, miliarderja akuzohet për

SHBA– Kim Kardashian rezulton në dokumentet ligjore si importuese e një statuje antike romake, të cilën autoritetet amerikane e bllokuan në doganat e Los Angeles, pesë vjet më parë si e vjedhur nga Italia.

Mediat italiane bëjnë me dije se prokurorët amerikanë kanë urdhëruar që statuja të kthehet në Itali. Vepra përshkruhet në dokumentet e importit si një kopje e një statuje romake e shekullit të dytë pas Krishtit.

ArtNet News deklaroi se statuja u kap në portin e LA në 2016 si pjesë e një dërgese antike, mobiljesh moderne dhe sendesh dekorative me vlerë rreth 745,882 dollarë.

Kërkesa e prokurorëve për ta kthyer atë nuk nënkupton një krim të kryer nga miliarderja e njohur dhe nuk ka asnjë dyshim që e dinte për origjinën e saj potencialisht të paligjshme, tha revista online.

(o.l./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz kim kardashian statuja antike romake kim kardashian statuja antike romake

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 10 Maj 2021, 12:08

Festa e Luleve, për nder të Skënderbeut, zhvillohet në fillim të Bajramit, d.m.th. Pashkëve myslimane. Ka këtë karakter të veçantë, e festuar nga shqipta...