Art&Argëtim

Stresi shprehet publikisht për Taynën: Ndryshoi industrinë shqiptare të muzikës

10 Maj 2021, 09:23 Nga DOSJA
Stresi shprehet publikisht për Taynën: Ndryshoi industrinë

BRITANI– I pyetur gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në Instagram, në lidhje më një nga yjet në ngjitje të skenës muzikore Taynën, Stresi është shprehur me superlativa .

Reperja nga Kosova ka spikatur me talentin e saj dhe në kaq pak kohë, ka hedhur hapat drejt suksesit ndërkombëtar. Muajt e fundit ka sjellë disa bashkëpunime, dy prej të cilave me artistë të huaj.

Stresi është shprehur se Tayna ka sjellë një frymë të re në industrinë muzikore shqiptare.

“S’ka dy të tilla, është vetëm 1 Tayna. Më pëlqen se i kishte munguar një dekade muzikës një artiste si ajo, ndryshoi shumë në industrinë tonë.”, u shpreh Stresi.

Reperët duket sikur kanë konsideratë për njëri-tjetrin dhe nuk do të jetë çudi nëse mund t’i shikojmë së shpejti në një duet duke qënë se të dy janë në zhanerin e muzikës rap.

(o.l./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz stresi tayna stresi tayna

Sondazh

Poll