Art&Argëtim

Taylor Swift merr çmimin prestigjoz, këngëtarja bëhet gruaja e parë që fiton çmimin “BRITs Global Icon”

10 Maj 2021, 10:53 Nga DOSJA
Taylor Swift merr çmimin prestigjoz, këngëtarja bëhet

BRITANI–  Këngëtarja Taylor Swift u bë gruaja e parë që mori ccmimin prestigjoz “BRITs Global Icon”. Këngëtares së “Shake It Off” do t’i dorëzohet çmimi gjatë shfaqjes së të martës në “London’s O2 Arena”, e cila është ngjarja e parë e madhe e mbyllur e muzikës që do të zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar që nga fillimi i pandemisë.

Sëift, e cila kohët e fundit ka publikuar versionin e ri të këngës së saj 2008 Fearless, është njohur për “ndikimin e saj të madh në muzikë në të gjithë botën, repertorin dhe arritjet e pabesueshme deri më tani”, thanë organizatorët

Kantautorja 31-vjeçare është nominuar gjithashtu në kategorinë ndërkombëtare artiste femra solo në “BRIT Awards” të këtij viti.

Karriera e Taylor është tejet e sukseshme dhe muzika e ndikimi i saj kanë bërë jehonë në të gjithë botën, në miliona njerëz. Ajo ka përdorur platformën e saj për të nxjerrë në pah shumë çështje globalisht dhe kohët e fundit është duartrokitur për punën e saj që promovon pranimin e komunitetit LGBTQ”, thuhej në një deklaratë të zyrës së Çmimeve.

(o.l./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz brits global icon taylor swift brits global icon taylor swift

Sondazh

Poll