Art&Argëtim

Ribashkohen Tuna dhe Patris? Artisti i uron mirëseardhjen djalit të tyre të dytë

10 Maj 2021, 09:12 Nga DOSJA
Ribashkohen Tuna dhe Patris? Artisti i uron mirëseardhjen djalit të

KOSOVË– Këngëtarja e njohur Tuna Sejdi publikoi dje një foto nga salla e lindjes duke ndarë me fansat lajmin që ajo është bërë nënë për herë të dytë.

Ajo zgjodhi që shtatzëninë ta mbajë larg syrit të mediave në fshehtësi të plotë.

Luta Zotin të më sjellë në jetë një mashkull që do të më dojë gjithmonë. Ai më bekoi me dy djem”, shkroi  Sejdiu krahas postimit.

Përgjigjen në lidhje me zërat që qarkulluan mbi atësinë e fëmijës, pasi është thënë që çifti Tuna-Patris sjane më bashkë, e dha vet artisti duke publikuar në Instastory një nga fotot e realizuara në momentin që Zen ka ardhur në jetë.

Mirë se erdhe në jetë Zen”, shkroi ai krahas fotos.

Kujtojmë që dyshja janë bërë prindër për herë të parë kur u bekuan katër vite më parë me Tian, i cili tashmë është vëllai i madh në shtëpi.

(o.l./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz patris berisha tuna behet nene per here te dyte patris berisha tuna behet nene per here te dyte

Sondazh

Poll