Aktualitet

Ndihmuan 4 qytetarë për të kaluar ilegalisht drejt Greqisë, arrestohen 3 persona në Korçë

10 Maj 2021, 10:17 Nga DOSJA
Ndihmuan 4 qytetarë për të kaluar ilegalisht drejt Greqisë,

TIRANË– Policia e Korçës ka vënë në pranga tre persona të cilët akuzohen për ndihmë ndaj emigrantëve të paligjshëm. Tre personat e arrestuar kishin ndihmuar 4 shtetas shqiptarë, kundrejt shpërblimit 2500 euro, që të kalonin ilegalisht drejt Greqisë, nëpërmjet kufirit të gjelbër.

NJOFTIMI:

Qarku KorçëVijon operacioni policor i koduar “Perimetri”.Ndihmuan 4 shtetas shqiptarë, për të kaluar ilegalisht drejt Greqisë, nëpërmjet kufirit të gjelbër, dhe nuk iu bindën urdhrit të Policisë, vihen në pranga 3 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve A. R., 49 vjeç, banues në Pogradec, E. Sh., 21 vjeç dhe J. B., 35 vjeç, banues në Devoll.

Shërbimet e Policisë, pas informacioneve të siguruara në rrugë policore se disa shtetas do të ndihmonin persona të tjerë, kundrejt shpërblimit, për të kaluar në mënyrë të paligjshme drejt Greqisë, duke përdorur kufirin e gjelbër, në zonën e Trestenikut, Devoll, organizuan shërbimet dhe lokalizuan në qytetin e Bilishtit, tre shtetasit e lartpërmendur, të cilëve iu kanë bërë me shenjë që të ndalonin. Ata nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, por janë kapur dhe neutralizuar.

Nga verifikimet dhe hetimet e kryera rezultoi se tre shtetasit e arrestuar kishin ndihmuar 4 shtetas shqiptarë, kundrejt shpërblimit 2500 euro, që të kalonin ilegalisht drejt Greqisë, nëpërmjet kufirit të gjelbër. Pas shkëmbimit të informacionit me homologët grekë, 4 shtetasit shqiptarë janë kapur nga autoritetet policore greke.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestimi ne korce policia e korces arrestimi ne korce policia e korces

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Maj 2021, 07:47

FIER– Familjarët e 31-vjeçares që ndërroi jetë një muaj më parë në spitalin e Fierit pas lindjes së foshnjes, kanë dalë në protest ditën e sotme para pro...