Bota

Haradinaj i kërkon Kurtit të hapë gastronominë: Po ndëshkohen qytetarët kot 

10 Maj 2021, 08:19 Nga DOSJA
Haradinaj i kërkon Kurtit të hapë gastronominë: Po

KOSOVË – Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i ka kërkuar Kryeministrit Albin Kurti që të hapë gastromoninë. Në një postim në Facebook, Haradinaj shkruan se qeveria nuk i ka dhënë ndihma të mjaftueshme sektorit të gastronomisë. Ai është shprehur se shumica e masave të marra nga qeveria Kurti, janë të panevojshme dhe se po ndëshkojnë qytetarët.       

Postimi i plotë:

Gastronomia i ka bartur pasojat më të mëdha të izolimit dhe masave qeveritare të menaxhimit të pandemisë. Sonte u bashkuam në iftar me gastronomë nga i tërë vendi, me të cilët biseduam për sfidat me të cilat vazhdojnë të përballen. Ndihmat qeveritare për këtë sektor, përpos që kanë qenë të vonuara, kanë qenë edhe të pamjaftueshme. Ndërkohë, qeveria ka vazhduar që me masa jologjike, të paargumentuara dhe me panikë, të ndëshkojë edhe më tutje gastronominë.

Pas parasysh që shumica dërmuese e bizneseve që merren me gastronomi janë të vogla ose të mesme, mungesa e ndihmës shtetërore, mund të thellojë edhe më tepër rritjen e papunësisë që mund të çojë deri në rënien fatale të ekonomisë. Masat qeveritare që merren në kuadër të menaxhimit të pandemisë, kërkojnë analizë të kujdesshme, pasi që shumë prej tyre, kanë shkaktuar pasoja të panevojshme ekonomike.

Pasi që numri i të infektuarve në vend ka shënuar rënie të ndjeshme, kërkojmë heqjen e menjëhershme të masave panikuese dhe hapjen e plotë të ekonomisë, ashtu siç dhe ka premtuar kjo qeveri. Çdo ditë e humbur është e pakompensueshme. Unë dhe partia që e drejtoj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, gjithmonë kemi qenë dhe do të jemi në përkrahje dhe mbështetje të plotë të kërkesave legjitime të gastronomëve. Do të jemi bashkë me ta, për të kundërshtuar padrejtësinë që po i bëhet këtij sektori nga paaftësia e qeverisë që të ndërmarrë hapa të guximshëm në favor të rimëkëmbjes ekonomike.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti covid ne kosove ramush haradinaj albin kurti covid ne kosove ramush haradinaj

Sondazh

Poll

Bota 10 Maj 2021, 06:09

Qeveria favorizon skemat sociale në Kosovë

Programi i Qeverisë së Kosovës më shumë ka një komponentë sociale sesa zhvillimore, thotë për Radion Evropa e Lirë, profesori i ekonomisë, Safet Gërxhaliu. Ndër...