Aktualitet

Gjendet i dekompozuar trupi i një të moshuari në Vlorë, 78-vjeçari jetonte vetëm në banesë

10 Maj 2021, 09:02 Nga DOSJA
Gjendet i dekompozuar trupi i një të moshuari në Vlorë,

VLORË- Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në Vlorë. Mësohet se një person 78-vjeçar me iniciale M.K është gjetur i pajetë në banesën e tij rreth orës 09:45, dhe se trupi i tij ishte i dekompozuar.

Ende nuk dihet se cili është shkaku i vdekjes së 78-vjeçarit, ndërkohë që medohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrore. 78-vjeçari jetonte vetëm në banesë në lagjen “Lef Sallata”. Në vendngjarje ka shkuar policia së bashku me grupin hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes.  

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak. Sot, rreth orës 09:45, në lagjen “Lef Sallata”, është gjetur i pa jetë në banesën e tij  ( i dekompozuar) shtetasi M. K., 78 vjeç, i cili jetonte vetëm. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për zbardhjen e plotë të shkakut të vdekjes, ku nga hetimet paraprake dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet gjendet i pajete 78-vjeçari ne vlore gjendet i pajete 78-vjeçari ne vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Maj 2021, 07:47

FIER– Familjarët e 31-vjeçares që ndërroi jetë një muaj më parë në spitalin e Fierit pas lindjes së foshnjes, kanë dalë në protest ditën e sotme para pro...