Aktualitet

Dita e dytë! Vijon zjarri në malet e Mirditës, flakët shkaktojnë dëme të mëdha, grupet e shpëtimit në vendngjarje

10 Maj 2021, 09:28 Nga DOSJA
Dita e dytë! Vijon zjarri në malet e Mirditës, flakët

MIRDITË– Zjarri i cili nisi ditën e djeshme në malet e Mirditës, vijon ende sot. Mësohet se përgjatë këtyre 24 orëve flakët kanë shkaktuar dëme të mëdha në pyjet e Oroshit.

Zjarri ka rënë në malet e Bulshare në Orosh të Mirditës, ndërsa ndërhyrja nga toka është shumë e vështirë.

Deri tani nuk raportohet për rrezik në qendrat e banuara, por terreni i vështirë e bën thuajse të pamundur ndërhyrjen e zjarrfikëseve.

Në terren ndodhen 5 efektivë zjarrfikës dhe 4 punonjës të Njësisë Administrative dhe një inspektor i pyjeve dhe aktualisht po ndërhyhet me mjete rrethanore.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet zjarr ne mirdite zjarr ne mirdite

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Maj 2021, 07:47

FIER– Familjarët e 31-vjeçares që ndërroi jetë një muaj më parë në spitalin e Fierit pas lindjes së foshnjes, kanë dalë në protest ditën e sotme para pro...