Bota

Zhduket doktori që trajtoi Navalny, nuk kthehet më pasi del për gjueti

10 Maj 2021, 08:08 Nga DOSJA
Zhduket doktori që trajtoi Navalny, nuk kthehet më pasi del për

RUSI-Alexander Murakhovsky, mjeku i parë që trajtoi Alexei Navalny pasi u helmua vitin e kaluar, është zhdukur që nga dita e premte.

Policia ka njoftuar ditën e djeshme se 49-vjeçari ka humbur gjurmët që kur shkoi në një pyll në Omsk për gjueti tre ditë më parë 2,200 km (1,370 milje) në lindje të Moskës – me një automjet, raporton DW.

Ministria e punëve të brendshme të Rusisë tha sot se nuk ka asnjë të re rreth gjurmëve të tij:”Deri më tani nuk kam asgjë për t’i shtuar asaj që postuam dje. E tëra që mund të them është se kërkimi ka rifilluar në agim,”

Garda Kombëtare ruse, policia dhe stafi i emergjencave civile kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij. Në shkurt, një doktor tjetër që mjekoi aktivistin vdiq në rrethana të çuditshme, ndërkohë që një muaj më pas, një atak në zemër i mori jetën një tjetër doktori të Navalnyt.

(E.K/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota alexander murakhovsky alexei navalny alexander murakhovsky alexei navalny

Sondazh

Poll

Bota 10 Maj 2021, 06:09

Qeveria favorizon skemat sociale në Kosovë

Programi i Qeverisë së Kosovës më shumë ka një komponentë sociale sesa zhvillimore, thotë për Radion Evropa e Lirë, profesori i ekonomisë, Safet Gërxhaliu. Ndër...