Vdekja e tre familjarëve kosovarë dhe dyshimet që hodhi djali viktimave/ Thirrja që bën për autoritetet shqiptare kryetari
10 Maj 2021, 07:49Nga DOSJA
Ditën e djeshme janë përcjellë për në banesën e fundit tre viktimat e familjes Haliti, të cilët humbën jetën në mënyrë tragjike pas konsumit të kërpudhave që kishin mbledhur në pyll, në Lalëz të Durrësit. Ky ishte njoftimi i autoriteteve për ngjarjen, por djali i çiftit, hodhi dyshime në lidhje me vdekjen e prindërve të tij dhe gjyshes.
Ai tha se bashkë me ta kishte ngordhur edhe qeni i tyre, por ai asnjëherë nuk konsumonte ushqimin që hante familja, duke përjashtuar kështu faktin që kafsha të ketë ngordhur nga ngrënia e kërpudhave helmuese.
“Ne e kemi pasur edhe një qen atje edhe qeni ka ngordhur, ai nuk e konsumon asnjëherë ushqimin që ne e hamë. Kjo shkon përtej dyshimit, sepse qeni nuk konsumon kërpudha. Babi ka dalë shpesh për të na mbledhur kërpudha, nuk është se nuk i ka njohur kërpudhat”, u shpreh ai.
Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili shprehet se shteti shqiptar e ka për detyrë të dalë sa më parë me rezultatin përfundimtar të hetimit për zbardhjen e të vërtetës.
Reagimi i plotë:
Gjilani, Kosova e Shqipëria u tronditën nga tragjedia që ndodhi në Durrës, përkatësisht në Gjirin e Lalëzit, ku tre bashkëqytetarët tanë, Elfete, Afrim e Ferdinaze Haliti, ndërruan jetë papritur. Sot ia dhamë lamtumirën e fundit në Gjilan dhe na mbeti peng e vërteta e shuarjes së tyre.
Shteti shqiptar e ka për obligim që sa më parë të dal me rezultatin përfundimtar të hetimit për zbardhjen e të vërtetës. Për shpirtrat e Elfetes, Afrimit e Ferdinazes, për familjen Haliti, për Gjilanin, për Kosovën, për Shqipërinë.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Haliti për këtë humbje të madhe. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!
Po ashtu djali i viktimës më tej akuzoi mjekët për neglizhencë të dhënies së shërbimit mjekësor.
“Neglizhenca e mos trajtimit të duhur në spitalin e Manzës, tre pacientë të shkojnë me të njëjtat simptoma e të kthehesh në shtëpi me hapa, nuk është normale, pa analiza, pa kurrfarë përkushtimi të lirosh pacientin në atë gjendje nuk është normale. Kanë marrë vetëm një infuzin dhe i kanë liruar në shtëpi, gjendjen e kanë pasur të rëndë”, tha djali i viktimës.
Top Channel
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
KRUJË– Makina e cila u gjet mbrëmjen e djeshme e djegur në Krujë, është në pronësi të vëllait të Eljon Hysës, i cili është vrarë dhe groposur në Nikël në v...
LUSHNJE– Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Lushnjës, aty ku një mjet tip “Ford” ka përplasur një grua, e cila po kalonte rrugën.Mësoh...
TIRANË– Dita e sotme përkon me ditën e Drejtësisë. Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani përmes një mesazhi, thekson se 108 vite më parë nënshkrues...
KRUJË– Një automjet tip “Volksëagen” është djegur në orët e mbrëmjes së kaluar në Krujë. Pas ngjarjes së ndodhur rreth orës 22:30, policia ka shoqëruar 6 p...
DURRËS– Tre persona kanë rënë bnë prangat e policisë së Durrësitm pasi akuzohen për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Policia bën me dije se tre drejtuesi...
DURRËS– Një shtetas turk është kapur nga autoritetet shqiptare pasi po tentonte të kalonte kufirin me dokumenta të falsifikuara. Bëhet e ditur se tur...
TIRANË– Mjeku Tritan Kalo bën të ditur se në vend është shënuar 24 orëshi i dytë pa shtrime në Spitalin Infektiv. Kalo shprehet se është ende herët që të b...
TIRANË– Aksidenti i rëndë që ndodhi mesditën e sotme në fshatin Vërtop të Poliçanit, fatmirësisht nuk la pas viktima, mirëpo drejtuesja e mjetit ndo...
TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë raportin i cili flet për kapjen e shtetit. Në ...