Sport

Në Romë “marrosen” pas Mourinhos, tani ka akullore “Special One”, vjen komenti i portugezit: Do të doja një…

9 Maj 2021, 17:40 Nga DOSJA

ITALI– Roma është në delir për ardhjen e Jose Mourinhos si trajner i verdhekuqve. Së pari nisi me fletushkat e shpërndara në qendrën stërvitore Trigoria, pastaj tifozët me maskat e trajnerit portugez, tani tekniku është në shijet e akullores.

Një dyqan artizanal në zonën e Torre Angela ka vendosur emrin e portugezit në dy shije: “Special One”, e cila ndërthur freskinë e frutave agrume me ëmbëlsinë e çokollatës së bardhë. Pastaj “Zuccheri Zero”. Referenca, aspak e rastësishme, është për citatin e famshëm të Mourinhos “Zero Tituli” disa vjet më parë.

Mourinho ka komentuar menjëherë: Do të doja aromë mango (të verdhë) dhe luleshtrydhe (të kuqe), a mund të bëhet?”. Ndërsa përgjigja ishte. Sigurisht mister, sapo të vini në Romë ne jemi të lumtur ta provoni “.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport josë mourinho roma josë mourinho roma

Sondazh

Poll