Bota

U sulmuan me armë nga dy serbë, grupi i organizatorëve të ecjes rrëfen momentin e tmerrit: Të shtënat ishin shumë afër

10 Maj 2021, 06:38 Nga DOSJA
U sulmuan me armë nga dy serbë, grupi i organizatorëve të

MITROVICË– Pas incidentit të ditës së djeshme në Mitrovicë, ku një grup shqiptarësh nga Kosova u sulmuan me armë nga disa të rinj serbë, kanë folur organizatorët e grupit.

Në një prononcim për mediat vendase, njëra nga organizatoret e udhëtimit, Arineta Mula ka treguar sesi ndodhi e gjithë ngjarja.

Jemi katër guida, afro 55 persona që kemi filluar ecjen te liqeni poshtë. Pas 3 km e gjysmë pasi kemi ecur na ka ndodhur incidenti. Ka pasur të shtëna me armë vazhdimisht që nuk janë ndalur, pa i jap ndonjë ngjyrim sepse nuk e dimë arsyen e saktë se pse ka ndodh, mirëpo krejt grupi jemi kthy menjëherë e kemi menaxhuar mirë ecjen sigurte deri poshtë. Ecja në kë pjesë ka qenë e paralajmëruar në institucionet përkatëse”, ka thënë Mula.

 Ajo ka shtuar se menjëherë pas incidentit kanë kontaktuar me Policinë e Kosovës.

Policia është informuar menjëherë lidhur me incidentin e kanë marrë një deklaratë rrugës sa ishim. Kemi ec 7km vajtje-ardhje kemi pasur në plan 14 km kemi qenë në gjysmë të rrugës kur ndodhi incidenti. Të shtënat kanë qenë tepër afër, njëri nga organizatorët Adnan Beqiraj që ka qenë i pari është trishtua më së shumti se i ka pa, kanë qenë dy persona të veshur me ngjyrë hiri që kanë shtënë me armë”, u shpreh Mula.

Incidenti ndodhi ditën e djeshme teksa një grupi prej mbi 50 personave nga “Kosovo Mountain Club” të cilët kishin planifikuar ecjen në malet e Zubin Potokut, iu ndërpre në gjysmë ky udhëtim pas një sulmi me armë. Dy persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në afërsi të tyre, duke bërë që ky grup të ktheheshin mbrapa.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora dy te rinj serb qellojne me arme dy te rinj serb qellojne me arme

Sondazh

Poll

Bota 10 Maj 2021, 06:09

Qeveria favorizon skemat sociale në Kosovë

Programi i Qeverisë së Kosovës më shumë ka një komponentë sociale sesa zhvillimore, thotë për Radion Evropa e Lirë, profesori i ekonomisë, Safet Gërxhaliu. Ndër...