Politike

PD kërkoi rivotim në 9 qarqe, KQZ cakton relatorët, ish-ministri Ilir Rusmajli, Koli Bele e Ledio Braho do të shqyrtojnë an

10 Maj 2021, 07:50 Nga DOSJA

TIRANË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të nisë ditën e sotme shqyrtimin e ankimimeve të partive politike për zgjedhjet e 25 prillit. KQZ përcaktoi ditën e sotme relatorët për kërkesat e dërguara me numër nga 36 deri në 46. Caktimi i relatorëve u bë me short me gogla dhe sipas Kodit Zgjedhor shqyrtimi i kërkesave duhet të bëhet brenda 24 orëve nga hedhja e shortit të KAS.

Relatorë janë caktuar Elvin Lako, Elvin Çefa, Ilir Rusmajli, Koli Bele dhe Ledio Braho.

PD dorëzoi ditën e djeshme në KQZ 10 dosje me mbi 2 mijë faqe materiale, që sipas selisë blu janë prova të manipulimit të zgjedhjeve të 25 prillit.  PD kërkon shpalljen e pavlefshmërisë së procesit të 25 prillit në 9 qarqe të vendit. Të vetmet qarqe ku selia blu nuk ka asnjë pretendim janë Kukësi, Lezha dhe Dibra.

Po ashtu lëvizja Socialiste për Integrim ka ankimuar rezultatin e zgjedhjeve për qarkun e Durrësit, ndërsa më herët ka kundërshtuar procesin zgjedhor edhe në qarqet Berat dhe Gjirokastër, dhe ka kërkuar shpallje të pavlefshmërisë dhe përsëritjen e zgjedhjeve.

(a.b;f.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike elvin cefa elvin lako ilir rusmajli koli bele kqz ledio braho lsi partia demokratike pd elvin cefa elvin lako ilir rusmajli koli bele kqz ledio braho lsi partia demokratike pd

Sondazh

Poll