Art&Argëtim

Lajm i keq! Seriali ‘Peaky Blinders’ mund të vazhdojë pa aktorin kryesor!

9 Maj 2021, 14:30 Nga DOSJA
Lajm i keq! Seriali ‘Peaky Blinders’ mund të vazhdojë pa

SHBA– Xhirimet për sezonin e gjashtë të Peaky Blinders kanë filluar dhe po zhvillohen së fundmi në Bolton. Steven Knight, krijuesi i serialit njoftoi në janar se ky do të jetë sezoni i fundit, por tha gjithashtu se “historia mund të vazhdojë në një formë tjetër”.

Në një deklaratë për Birmingham Live, Knight la të kuptohej se “kapitulli tjetër” në sagën e Peaky Blinders mund të luhet edhe pa përfshirjen e Tommy Shelby.

Aktori irlandez, Cilian Murphy, ka rolin protagonist në serialin dramë-krimë që filloi në 2013-ën.

“Nëse ndodh një zhvillim dhe ngjarjet përparojnë, kush e di? Mund të ketë “botë” që janë pjesë e Peaky Blinders, por që kanë të bëjnë me dikë tjetër.”

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

kuriozitete kuriozitete peaky blinders peaky blinders

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 9 Maj 2021, 11:57

Dita e Nënës, pse e festojmë sot

ITALI– Iniciuesja e Ditës së Nënës në SHBA konsiderohet  Anna Jarvis: memoriali i bërë për nënën e saj në 1908 u bë një festë zyrtare në 1914.Kanë kaluar 103 vi...