Vdekja tragjike e familjes Haliti, djali: Ata nuk kanë marrë trajtimin e duhur mjekësor, nuk ishte hera e parë që mbidhnin
9 Maj 2021, 09:58Nga DOSJA
KOSOVË– 3 anëtarë të familjes Haliti nga Gjilani kanë vdekur derisa ishin në pushime në zonën e Gjirit të Lalzit. Nëna djali dhe nusja, dyshohet se kanë vdekur pas konsumimit të kërpudhave.
Ndërsa, familjarët e tij po akuzojnë mjekët të cilët sipas tyre kanë neglizhuar gjendjen e familjarëve të tyre. Ndërsa, po dyshojnë që familjarët e tyre mund të mos kenë ndodhur për shkak të konsumimit të kërpudhave.
Sipas Express, djali i viktimave në një konferencë për media ka treguar se ka biseduar me babain e tij në telefon dhe e ka vërejtur në të folur se ai nuk ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore.
Ai ka treguar se edhe qeni që ka qenë bashkë me familjarët e tij ka ngordhur, ndonëse nuk ka konsumuar kërpudha. Sipas tij, familjarët e tij edhe më herët kanë mbledhur këpurdha dhe i njihnin ato mirë.
Ndërsa, i ka thënë se familjarët e tij kanë qenë duke qëndruar në shtëpinë e tyre në Shqipëri.
“Familja ka shkuar në shtëpi të vetë. Ajo është shtëpia jonë, babi është me dokumenta edhe shtetas i Shqipërisë. Ata janë infektuar prej disa ushqimeve që i kanë ngrënë. Diçka që është shqetësuese për neve dhe e papërballueshme është neglizhenca e mjekëve. Tre pacientë me shku me të njejtin simptomë dhe me u kthy në shtëpi me barna, nuk është adekuate. Pra pa analiza pa kurfar përkushtimi me e liru pacientin në atë gjendje është diçka jo e duhur për çdo mjek. Ndërsa është e dyshimtë se edhe qeni ka ngordhur, ndërsa ai nuk ka konsumuar këpurdha, ai i ka ngrënë ushqimet e veta ndërsa është e dyshimtë se si ka ndodhur kjo”,– ka treguar djali i viktimave.
Familjarë të tyre kanë thënë se pacienti ka pritur në Tiranë 3 orë për analiza dhe se nuk ka pasur papërgjegjësi në trajtimin e tyre.
DURRËS– Detaje të reja kanë dalë nga vdekja e tre shtetasve nga Gjilani, të shkaktuar nga konsumimi i kërpudhave të cilat i kishin mbledhur në pyllin e Gji...
BERAT– Vijon puna për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje.Vihet në pranga një 38-vjeçar që dispononte armë zjarri pa leje.Nga heti...
DURRËS– Mbrëmjen e djeshme një tragjedi ka goditu një familje nga Gjilani i Kosovës të cilët ndodheshin me pushime në Durrës.Vajza e Afrimit, ka shkruar di...
DURRËS–Pas Lushnjes, një tjetër shtëpi bari ëshë zbuluar në Durrës. Sot është finalizuar operacioni Papafingo, ku është arrestuar personi që kishte marrë m...
DURRËS- Dalin të tjera detaje nga vdekja e 3 anëtarëve të një familje nga Kosova në Durrës. Familja Haliti, nëna, djali dhe nusja, e cila jetonte në zonën ...
KRUJË-Një bombul gazi ka shpërthyer ditën e djeshme aksidentalisht në Krujë.Bombula e cila përdorej për gatim ishte brenda në banesë dhe si pasojë është lë...
ELBASAN– Të shtëna me armë zjarri janë shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen ‘Skënderbej’ në qytetin e Elbasanit.Kanë qenë banorët e qyte...
Aktualitet 9 Maj 2021, 07:09
FIER– Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në ku një mjet tip Fiat ka dalë nga rruga në aksin Levan-Tepelenë.Drejtuesi i mjetit E.S 33 vjeç k...
TIRANË– Dita e sotme do të karakterizohet nga një mot i kthjellët i alternuar me vranësira të lehta por që në pjesë më të madhe të vendit tonë do të jetë m...