Aktualitet

Manastirliu publikon shifrat: Mbi 11 mijë persona janë vaksinuar ditën e sotme 

8 Maj 2021, 19:02 Nga DOSJA
Manastirliu publikon shifrat: Mbi 11 mijë persona janë vaksinuar

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat ditore të të vaksinuarve në vend. Me anë të një postimi në Twitter, ajo shkruan se sot janë kryer 11, 073 vaksinime.

Ndërsa nga fillimi i fushatës “Shqipëria buzëqesh” janë vaksinuar në total, 596, 766 qytetarë. Sipas ministres, fushata e vaksinimit “Shqipëria buzëqesh” po ecën me hapa të shpejta dhe të sigurta.

Deri më tani në vendin tonë janë vaksinuar mbi 500 mijë qytetarë. Aktualisht ka nisur shpërndarja e dozave tek moshat mbi 60 vjeç. Në vendin tonë janë imunizuar bluzat e bardha, janë vaksinuar gazetarë, efektivë policie, mësues e pedagogë. Aktualisht në vendin tonë janë duke u përdorur vaksina Pfizer, AstraZenca, vaksina ruse Sputnik V dhe ajo kineze Sinovac.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet nis vaksinimi ne shqiperi ogerta manastirliu vaksinimi ne shqiperi nis vaksinimi ne shqiperi ogerta manastirliu vaksinimi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Maj 2021, 14:49

TIRANË– 3 viktima dhe 89 raste të reja janë shënuar nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri përgjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë, ka bërë...