Aktualitet

Gjyqi për Kalivaçin me Beccetti-n, ish-ministri Gjiknuri: Spekulantët u kapën sërish në shpifje

19 Maj 2019, 15:10 Nga DOSJA
Gjyqi për Kalivaçin me Beccetti-n, ish-ministri Gjiknuri:

TIRANË- Ish-ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, me anë të reagimi në Facebook ka sulmuar mediat që kanë bërë publik lajmin se Shqipëria ka humbur një gjyq me Francesko Beccetti-n në gjykatën e arbitrazhit.

Sipas Gjiknurit gjykata i ka dhënë të drejtë Shqipërisë, duke fituar dhe 7 milion euro me Hydro S.R.L. për hidrocentralin në Kalivaç. Po ashtu Gjiknuri shprehet se vendim që qarkullon në media nuk ka nuk ka fare lidhje me këtë proces arbitrazhi, por me çështje dhe objekt tjetër.

Gjiknuri ka reaguar për gjyqin me Beccetin, pasi disa media kanë publikaur një lajm sikur Shqipëria ka humbur dhe gjyqin për Kalivaçin, jo vetëm çështjen për mbylljen e Agon Channel.

POSTIMI I PLOTË

Për spekulantët e rëndomtë e përsëritës që mbushin portalet me shpifje. Ja ku është postimi i kryer prej meje në përfundim të procesit të arbitrazhit mes qeverisë shqiptare dhe Shoqërisë Hydro S.R.L. për çështjen e hidrocentralit të Kalivaçit. Vendimi i ndërmjetëm e më pas vendimi final i publikuar zyrtarisht nga gjykata dhe nga media në atë kohë, i dha fitoren Shqipërisë dhe dëmshpërblimin me rreth 7 milion Euro. Vendimi që qarkullon sëfundi në media nuk ka lidhje fare me këtë proces arbitrazhi të ndjekur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe i fituar por ka të bëjë me një tjetër proces dhe tjetër objekt. Për fatin e tyre të keq, spekulantët u kapën sërish në shpifje!

Kujtojmë se në media ditët e fundit është bërë publik një lajm se Shqipëria ka humbur një gjyq me biznesmenin italian dhe do të detyrohet që të paguajë 110 milionë euro.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet daimian gjiknuri francesko beccetti gjyqi me beccettin kalivaci daimian gjiknuri francesko beccetti gjyqi me beccettin kalivaci

Sondazh

Poll