Bota

PROJEKTI/ Bletët do të mund të nuhasin Covid-19 tek njeriu, nis stërvitja e tyre

8 Maj 2021, 13:25 Nga DOSJA
PROJEKTI/ Bletët do të mund të nuhasin Covid-19 tek njeriu, nis

TIRANË– Shumë shpejt bletët do të mund të kuptojnë se kur një person ka koronavirus. Një projekt ka në fokus që të stërvisë bletët për të nuhatur koronavirusin. Shkencëtarët kanë përdorur nuhatjen akute të bletëve për të zbuluar koronavirusin në një metodë që mund të zbatohet në vendet në zhvillim pa mjetet e nevojshme diagnostike.

Studiuesit në Universitetin Wageningen tha se projekti, i kryer nga InsectSense dhe Wageningen Bioveterinar Research (WBVR), përfshiu testimin e rreth 150 bletëve duke përdorur metodën Pavlov. Sa herë që bletët ishin të ekspozuara ndaj virusit, atyre u jepej ujë sheqeri si shpërblim.

Trajnimi i bletëve zgjati vetëm disa minuta, zbuluan shkencëtarët dhe bletëve i duhen vetëm disa sekonda për të identifikuar erën. Gjithashtu bëhet me dije se bletët nuk kanë mundësi që të përhapin Covid-19.

(F.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota bletet nuhasin covid-19 bletet nuhasin covid-19

Sondazh

Poll

Bota 8 Maj 2021, 11:07

Maqedonia e Veriut vaksinon 100 mijë persona

MAQEDONIA E VERIUT– Imunizimi i popullatës në Maqedoninë e Veriut ka vazhduar me ritme të shpejta dhe deri të premten numri i personave të vaksinuar, bazu...