Bota

I uron ditëlindjen legjendës së bejsbollit me foto të një personi tjetër të vdekur, Nancy Pelosi bën gafën në ‘Twitt

8 Maj 2021, 13:39 Nga DOSJA
I uron ditëlindjen legjendës së bejsbollit me foto të

SHBA-Nancy Pelosi, Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve ka bërë një gafë në “Twitter”, pasi i uroi ditëlindjen një legjende të bejsbollit me fotografinë e një lojtari tjetër.

Data 6 ishte dita e lindjes për legjendën amerikane të bejsbollit, Willie Mays, i cili mbushi 90 vjeç dhe Nancy e uroi atë duke shkruar: “Urime ditëlindjen e 90-të për një ikonë amerikane”

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në këtë postim publikoi fotografinë e një ish-lojtari tjetër, të quajtur Willie McCovey i cili kishte vdekur që në gusht të vitit 2018.

Por më vonë postimi u fshi dhe u zëvëndësua me një tjetër.

(E.K/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota nancy pelosi nancy pelosi

Sondazh

Poll

Bota 8 Maj 2021, 11:07

Maqedonia e Veriut vaksinon 100 mijë persona

MAQEDONIA E VERIUT– Imunizimi i popullatës në Maqedoninë e Veriut ka vazhduar me ritme të shpejta dhe deri të premten numri i personave të vaksinuar, bazu...