Sport

Do të përfitojë 2.5 milionë euro në muaj, Neymar lë “thatë” Barcelonën, merret vendimi zyrtar për rinovimin e brazi

8 Maj 2021, 13:33 Nga DOSJA
Do të përfitojë 2.5 milionë euro në muaj, Neymar

PARIS– Neymar do të jetë pjesë e skuadrës së PSG deri në vitin 2025. Kjo është ajo që njofton klubi francez në faqen zyrtare. Tani PSG shpreson të jetë në gjendje të jetë aq bindëse edhe për zgjatjen e kontratës së Kylian Mbappe.

Ky i fundit është i lidhur kontraktualisht deri më 2022. PSG e zyrtarizoi rinovimin përmes një klipi të shkurtër, duke me momente të shkëlqyera të numrit 10 që nga transferimi i tij për 222 milionë euro nga Barcelona në verën e vitit 2017. “Këtu është Paris”, dëgjohet të thotë “ylli” brazilian.

“Është një kënaqësi e madhe të zgjas përvojën time te Paris Saint-Germain. Jam shumë i lumtur në Paris. Është krenari të jesh pjesë e këtij grupi, të punosh me këta lojtarë, këtë trajner të shkëlqyeshëm dhe të jesh pjesë e historisë së këtij klubi. Këto janë gjërat që më bëjnë të besoj në këtë projekt të madh.” Përfundon Neymar

Ja të ardhurat e Neymar me kontratën e re te PSG:

2.5 milionë € në muaj

625.000 € në javë

89.200 € në ditë

3.700 € në orë

62 € në minutë

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport neymar psg neymar psg

Sondazh

Poll