Ministri i shëndetësisë, Spahn: Në Gjermani vala e tretë e COVID-19 është kapërcyer
8 Maj 2021, 07:03Nga DOSJA
GJERMANI– Në një konferencë për shtyp, ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn ka njoftuar se vala e tretë e infektimeve me COVID-19 ka kaluar.
“Tendenca e javëve të kaluara është konfirmuar. Vala e tretë duket së është thyer.Numri i infektimeve është ulur sërish, por vazhdon të mbetet në nivele të larta”, theksoi ministri.
Vetëm pas goditjes nga vala e tretë, Gjermania u detyrua të marrë masa drastike në përpjekje për të ndaluar rritjen e infektimeve, duke vendosur për herë të parë shtetrrethimin kombëtar duke nisur nga ora 22:00.
Shumica e bizneseve përveç atyre që konsiderohen thelbësore mbeten të mbyllura në Gjermani, disa për më shumë se gjashtë muaj, pavarsisht se në shumë vende europiane janë lehtësuar.
Parlamenti hapi dritën jeshile për lehtësimin e kufizimeve për personat që janë vaksinuar tashmë ose që janë infektuar tashmë nga virusi.
“Që nga fundi i prillit shifrat kanë regjistruar një rënie të lehtë”, nënvizoi Lothar Ëieler, president i Institutit për Mbikëqyrjen e Shëndetit Publik, Robert Koch (RKI).
Rreth 7,3 milionë persona kanë marrë tashmë dy dozat e vaksinës dhe më shumë se 26 milionë kanë marrë vetëm dozën e parë.
(o.l./dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
SHBA– Zëvendës presidentja amerikane, Kamala Harris tha të premten se Shtetet e Bashkuara dhe Meksika duhet të bashkëpunojnë për të zvogëluar emigracionin...
IZRAEL– Besimtarët palestinezë u përplasën me policinë izraelite të premten vonë në kompleksin e xhamisë Al-Aqsa, një ndër vendet e shenjta më të rëndësis...
Të gjithë shtetasit e Shqipërisë që duan të punojnë në Kosovë nuk do të kenë më detyrim për pajisjen me leje pune afatshkurtër.Sot Qeveria e Kosovës, mori vendi...
SHBA-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken përsëri kritikat e Shteteve të Bashkuara ndaj Kinës dhe Rusisë, megjithëse pa përmendur me emër dy vendet. Të ...
ITALI- Raketa kineze March Long 5B e cila prej disa ditë po lëviz në qiell pasi ka dalë jashtë kontrollit është fotografuar shumë pranë Shqipërisë.Mediat italia...
GREQI– Këngëtari shqiptar, Eduart Derka flet për “Shqipëria live”, nga burgu i Korydallos, ku pretendon se është dënuar në mënyrë të padrejtë.Eduardi treg...