Bota

‘Provokimi serb’ zgjati pak, largohet flamuri serb e rikthehet flamuri kombëtar tek përmendorja e dëshmorit shqip

7 Maj 2021, 20:44 Nga DOSJA
‘Provokimi serb’ zgjati pak, largohet flamuri serb e rikthehet

SERBI– Flamuri serb ishte vendosur sot nga persona të paidentifikuar në fshatin Konçul të Komunës së Bujanocit, në afërsi të përmendores së dëshmorit të UÇPMB-së, Fatmir Ibishi, përmendorja e së cilit edhe është dëmtuar.

Përmes një videoje në Facebook, i menjëhershëm ka qenë reagimi i zëvendëskryetarit të Bujanocit, Shqiprim Musliu, i cili edhe e ka larguar flamurin serb nga aty dhe ka vendosur flamurin shqiptar.

Prej këtu njoftoj faktorin ndërkombëtar, ku pas pak ditësh është marrëveshja e Konçulit, le të jenë ata në dijeni se çdo ditë po provokohen shqiptarët edhe në pjesët më të ndjeshme, pra tek dëshmorët. Bëj apel që të përcillet ky mesazh”, tha Musliu.

Ai bëri apel që të merret seriozisht gjendja e shqiptarëve dhe provokimet që po u bëhen atyre atje.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora fatmir ibishi shqiprim musliu fatmir ibishi shqiprim musliu

Sondazh

Poll