Bota

E rëndë në Kosovë/ Theret për vdekje 60-vjeçari në Pejë, arrestohen dy vëllezërit e mitur

7 Maj 2021, 20:07 Nga DOSJA
E rëndë në Kosovë/ Theret për vdekje 60-vjeçari

KOSOVË– Një 60-vjeçar është therur për vdekje në fshatin Vitomiricë të Pejës, sot rreth orës 13:00.

Vrasja dyshohet se ka ardhur pas një mosmarrëveshje midis viktimës dhe dy autorëve të cilët ishin fqinjë me njëri-tjetrin.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Gashi ka thënë se dy të dyshuar për këtë rast janë arrestuar dhe se janë duke u intervistuar.

Rreth orës 13;15, në rrugën “Hysen Hykaj” në Vitomiricë, pas një mosmarrëveshje është therur me thikë një burrë dhe është dërguar në emergjencë dhe mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e tij. Viktima është i moshës rreth 60-vjeçare. Dy të dyshuar për rastin janë arrestuar dhe janë duke u intervistuar”,- ka thënë Gashi.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora fadil gashi vritet 60 vjecari ne peje fadil gashi vritet 60 vjecari ne peje

Sondazh

Poll