Art&Argëtim

U ‘kryqëzua’ se tha që ka rrënjë greke, flet Anxhela Peristeri: Nuk e kam mohuar asnjëherë se jam shqiptare

8 Maj 2021, 06:05 Nga DOSJA
U ‘kryqëzua’ se tha që ka rrënjë greke, flet

TIRANË– Anxhela Peristeri në “Zonë e lirë” ka folur edhe për mesazhet negative që ka marrë pasi deklaroi në një emision disa javë më parë se ka rrënjë greke. Ajo u shpreh mbrëmjen e djeshme se stërgjyshi i saj është me origjinë greke.

Mesazhet e dashura nga njerëzit janë më shumë se sa mesazhet e ‘patriotëve’. Stërgjyshi im ka pasur origjinë greke. Ne nuk zgjedhim origjinën, por mund të zgjedhim atdheun dhe vendin ku jetojmë. Unë e kam deklaruar dhe në Greqi kur shkoja që jam shqiptare, kam lindur dhe jam rritur në Shqipëri dhe kam punuar 7 vjet në Greqi. Edhe kur kam punuar në Greqi, nuk e kam mohuar asnjëherë se jam shqiptare”, u shpreh Anxhela.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz anxhela peristeri anxhela peristeri

Sondazh

Poll