Art&Argëtim

Dhurata Dora në median gjermane, Instyle i dedikon artikull këngëtares

7 Maj 2021, 14:31 Nga DOSJA

GJERMANIDhurata Dora është këngëtarja që mban autorësinë e shumë hiteve ku ndër të tjera përflitet shpesh dhe për vokalin e saj tejet të veçantë.

Paraqitjet e ndryshme skenike kanë bërë që ajo të marrë edhe vëmendjen e mediave gjermane. Ka qënë portali gjerman Instyle ka shkruar artikull për interpretuesen e hitit “Zemër”, Dhurata Dora ku ndër të tjera është përmendur që është pjesë e fushatës “Puma”, njësoj si Dua Lipa, Cara Delevigne dhe Winnie Harlow Teil.

“Të marrësh pjesë në fushatën ‘Ajo Na Lëviz’ dhe ta përfaqësosh atë si e bija e një emigranti që ka gjetur më të mirën mes dy botëve kulturore do të thotë shumë për mua,” citohet të ketë thënë Dhurata.

Në shkrim përmendet edhe fakti se si këngëtarja shqiptare është rritur në Nuremberg, Gjermani.

Për projektet muzikore ,Dora ka bërë me dije se këngën e re do ta publikojë përgjatë muajit qershor.

(o.l./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz dhurata dora instyle dhurata dora instyle

Sondazh

Poll