Art&Argëtim

Kendall Jenner ‘pushton’ numrin e ri të kopertinës së Vogue, modelja prezanton “skulpturat e modës”

7 Maj 2021, 11:58 Nga DOSJA
Kendall Jenner ‘pushton’ numrin e ri të kopertinës së

SHBA– Numri i ri  i muajit maj i prestigjozes së modës ‘Vogue’ do të ‘pushtohet’ nga imazhi i modeles Kendall Jenner.

Modelja 25-vjeçare u bë ylli i pasarelave dhe fushatave pas shfaqjes së realitetit familjar dhe arriti një tjetër kopertinë të revistës prestigjioze të modës Vogue. Në këtë muaj Kendall do të veshi krijime të pazakonta nga marka e modës Chanel, për të cilën ajo u fotografua nga Zoey Grossman dhe u stilua nga Patti Ëilson.

Edicion është për në Hong Kong, fotografia u bë në Los Angeles, frymëzuar nga arti, me elemente unike skulpturore që përshtaten në mënyrë perfekte në temën e përqendruar në art.
Në profilin në Instagram të Vogue Hong Kong, por edhe në profilin privat të Kendall, ishin postuar foto të modeles në kombinime të pazakonta veshjesh.

(o.l./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz kendall jenner kopertina e vogue kendall jenner kopertina e vogue

Sondazh

Poll