Aktualitet

Aksidenti në autostradën Lezhë-Shkodër, humb jetën në spital gruaja (EMRI)

7 Maj 2021, 16:52 Nga DOSJA
Aksidenti në autostradën Lezhë-Shkodër, humb jetën

TIRANË- Marjeta Gjergji, e cila u aksidentua në mesditën e sotme në një aksident të trefishtë në autostradën Lezhë-Shkodër, ka ndërruar jetë pasditën e sotme në spitalin e Tramuës në Tiranë. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se Gjergji, e cila ishte infermjere në spitalin e Lezhës nuk ka mundur dot t’i shpëtojë plagëve të marra nga aksidenti.

Ndërkohë që në gjendje të rëndë në spital është edhe bashkëshorti i Marjetës, ndërsa i plagosur nga aksidenti mbetën edhe i biri dhe vjerra e Marjetës, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. 

Aksidenti ndodhi rreth orës 12:00 në autostradën Lezhë-Shkodër, në vendi e quajtur “Kryqëzimi i Kakarriqit”. Nga aksidenti i 3-fishtë mbetën të aksidentuar katër persona, ndërkohë që dy drejtuesit e makinave të tjera u shoqëruan në polici për veprime hetimore. 

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne aksin lezhe-shkoder marjeta gjergji aksident ne aksin lezhe-shkoder marjeta gjergji

Sondazh

Poll