Aktualitet

Detaje tronditëse/ Autorit i’u bllokua arma dhe tentoi t’i priste kokën bashkëshortes, ndërhyri djali 15-vjeçar

7 Maj 2021, 14:05 Nga DOSJA
Detaje tronditëse/ Autorit i’u bllokua arma dhe tentoi t’i

ELBASAN– Të tjera detaje dalin në dritë nga krimi i rëndë në Elbasan, ku një ish-polic vrau me kallashnikov gruan e tij. Ngjarja ndodhi pranë Gjykatës së Elbasanit. Gazetarja Dorjana Bezat raporton nga Elbasani për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24 se viktima, Liljana Bozo dhe Koço Bozo ishin në proces divorci, ndërsa dje kishin seancë gjyqësore, por autori nuk ishte paraqitur.

Sipas Bezatit, pasi kishin mbaruar seancën, nëna, shoqëruar nga dy djemtë e saj, më i vogli 15, ishin përballur me Koçon në dalje të gjykatës. Ky i fundit pasi ka debatuar me gruan, ka hapur zjarr ndaj saj, duke e qëlluar me kallashnikov.

Por në një moment duket se arma ishte bllokuar, ndërsa 58-vjeçari, ish-punonjës policie, ka tentuar që t’i presë gruas kokën me thikë, por është ndalur nga i biri.

Mësohet se 15-vjeçari ka marrë armën dhe ka kërcënuar babain e tij, ndërkohë që në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë kalimtarët, dy prej të cilëve kanë mbetur të plagosur, por dhe një punonjës i sigurisë së gjykatës./BallkanWeb.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet burri vret gruan ne gjykate koço buzo liljana buzo burri vret gruan ne gjykate koço buzo liljana buzo

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Maj 2021, 10:14

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Shkoder

LEZHË-Një aksident i trefishtë automobilistik ka ndodhur në superstradën Lezhë-Shkodër tek kryqëzimi i fshatit Kakarriq. Në këtë kryqëzim u përplasën autom...