Aktualitet

Zbulohet laboratori i drogës në Lushnje, godina e braktisur u përdor nga autori për tu kthyer në shtëpi bari

7 Maj 2021, 15:36 Nga DOSJA
Zbulohet laboratori i drogës në Lushnje, godina e braktisur u

LUSHNJE- Një person është arrestuar pasditen e sotme në Lushnje nga policia a Anti-drogës së Fierit, për shkak se ka përshtatur një goditë të braktisur në një shtëpi për kultivimin e lëndëve narkotike. Mësohet se godina e braktisur që prej vitit 2004, ishte marrë nga autori i ngjarjes, identiteti i të cilit nuk dihet ende, dhe ishte kthyer në një shtëpi të mirëfillt bari.

Godina e kthyer në shtëpi për kultivimin e lëndëve narkotike ndodhet në zonën e “Pushimit të Shoferit” në Lushnje. Sipas burimeve, hetimi për karburantin e kthyer në shtëpi bari, në autostradën Fier-Lushnjë, është hapur para disa muajsh nga policia e anti-drogës së Fierit.

Shtëpia për kultivimin e kanabisit, ishtë bërë nga brenda me dyer alumini, si dhe me drita led, të cilat ndihmojnë në rritjen e kanabisit. Në lidhje me këtë operacion të anti-drogës, ende nuk ka një njoftim zyrtar nga drejtoria e policisë Fier. 

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet pushimi i shoferit zbulohet shtepia e droges ne lushnje pushimi i shoferit zbulohet shtepia e droges ne lushnje

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Maj 2021, 10:14

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Shkoder

LEZHË-Një aksident i trefishtë automobilistik ka ndodhur në superstradën Lezhë-Shkodër tek kryqëzimi i fshatit Kakarriq. Në këtë kryqëzim u përplasën autom...