Sport

Lajme të mira nga infermieria e Juventusit, dy titullarët të gatshëm në përballjen ndaj Milanit

7 Maj 2021, 12:03 Nga DOSJA
Lajme të mira nga infermieria e Juventusit, dy titullarët të

TORINO-Lajme të mira vijnë nga infermieria e Juventusit në prag të ndeshjes më Milanin. Federico Chiesa dhe Alvaro Morata do të jenë të gatshëm duke bërë që tekniku Andrea Pirlo të jetë më i qetë.

Në seancën e fundit stërvitore, të mbajtur në mëngjes, Pirlo bëri që grupi të kryejë një seri ushtrimesh taktike. Si Chiesa ashtu edhe Morata punuan me grupin për të treguar se problemet e tyre kanë kaluar. Chiesa u detyrua të qëndrojë jashtë fushave në tre ndeshjet e fundit për shkak të problemeve muskulare që shfaqi.

Përveç Demiral, Pirlo do të ketë të gjithë skuadrën në dispozicion. Një arsye më shumë për të përballuar me optimizëm një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport chiesa juventus morata pirlo chiesa juventus morata pirlo

Sondazh

Poll