Politike

Roli i Berishës në parti, Nishani- Haxhiut: Nëse ikën, PD do bjerë më shumë

6 Maj 2021, 20:37 Nga DOSJA
Roli i Berishës në parti, Nishani- Haxhiut: Nëse ikën, PD do

TIRANË– Analisti Baton Haxhiu dhe Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD Bujar Nishani kanë debatuar në “Opinion” lidhur me rolin e liderit historik Berisha, në parti.

Duke analizuar rezultatin e zgjedhjeve dhe raportin mes Berishës dhe Bashës, Haxhiu u shpreh, se një lider që e do partinë e vet, largohet dhe nuk e kontrollon.

Ndërkohë për ish-presidentin Nishani, tërheqja e Berishës nga PD do të thoshte vota të humbura për këtë forcë.

“Në PD ka një respekt të pakufishëm të liderit historik. Asnjëri prej tyre nuk e ka vra babën që tha Edi Rama. Dhe arayeja pse është PD në këtë gjendje është se PD krejt në vitin 2019-2020 e ka fitu liderin jo në formën maksimale të saj. Çfarë ka qenë Sali Berisha? Ka qenë pjesë e familjes shqiptare në çdo sondazh. Dhe Berisha deri në vitin 2019 ka qenë më i rëndësishëm se Basha. Njeriu që është gri për kë të votojë, për liderin e vërtetë apo për atë që i rri si hije? Një lider që e do partinë e vet, largohet dhe nuk e kontrollon si Big Brother”, tha Haxhiu.

Ndërkohë duke ju referuar edhe sondazheve, ish-presidenti Nishani u shpreh: “A e pranon faktin që Berisha si lider del më lartë se Basha? I bie që nëse detyrojmë Berishën të iki, atëherë PD të bjerë më shumë nga sa ka sot”.

Marrë nga Opinion.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike bujar nishani zgjedhjet 25 prill 2021 bujar nishani zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 6 Maj 2021, 20:10

TIRANË– Dashamir Shehi ka deklaruar hapur se edhe në Partinë Demokratike ka persona që blejnë vota. I ftuar në “Opinion, Shehi tha se nuk i vjen mirë, por ...