Politike

Nuk arriti të fitonte mandatin e deputetit, Debreshi rikthehet në minierë: E ardhmja është e jonë, në do të vazhdojmë l

6 Maj 2021, 15:37 Nga DOSJA
Nuk arriti të fitonte mandatin e deputetit, Debreshi rikthehet në

DIBËR- Kandidati i pavarur për deputet në qarkun e Dibrës, Elton Debreshi pasi nuk arriti të merrte votat e mjaftueshme për deputet, është rikthyer në punën e tij si minator. Në një postim në Facebook, Debreshi shkruan se veprimtaria politike e minatorëve është e pandalshme, dhe se ata do të vazhdojnë në të luftojnë të gjithë për Statusin e Minatorit, si dhe të drejtat e tyre. Debreshi gjithashtu u ka bërë thirrje minatorëve që të bashkohen në Sindikatën e Minatorëve të Bulqizës.     

Postimi i plotë:

Pas disa javesh shkeputje per shkak te fushates, sot u ktheva ne galeri mes shokeve te vuajtjeve dhe durimit. Puna dhe veprimtaria politike tashme jane te pandashme jo vetem per mua, por per te gjithe minatoret qe u bashkuan ne Perpjekjen e Perbashket. Te gjithe bashke do ta vazhdojme luften per Statusin e Minatorit dhe te drejtat tona. Ne emer te shokeve, u bej thirrje te gjithe minatoreve te bashkohen ne Sindikaten e Minatoreve te Bashkuar te Bulqizes. E ardhmja eshte jona!

Elton Debreshi mori pjesë në zgjedhjet e 25 prillit si kandidat i pavarur në qarkun e Dibrës. Ai mori vetëm 580 vota, duke mos e kaluar pragun e nevojshëm për të të qënë deputet. 

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike elton debreshi zgjedhjet 25 prill 2021 elton debreshi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll