Politike

Projekti për rikonstruksionin e rrugës “Shkumbini” në Durrës, Xhaferraj bashkohet në protestë me banorët: Ky është

6 Maj 2021, 15:29 Nga DOSJA
Projekti për rikonstruksionin e rrugës “Shkumbini” në

DURRËS- Qytetarët e Durrësit kanë dalë në protestë ditën e sotme, për shkak të pakënaqësive që ata kanë në lidhje me rikonstruksionin e rrugës “Shkumbini”. Bashkë me banorët ditën e sotme është bashkuar edhe drejtuesi i PD-së në Durrës, Ferdinand Xhaferraj.

Gjatë fjalës së tij Xhaferraj ka thënë se pasi ata i fituan zgjedhjet me kriminelë, kërkojnë që të mbajnë edhe mandatin e tretë me dhunë dhe polici. Xhaferraj tha u shpreh se mos rikonstruktimi i rrugës, është një rast skandaloz vjedhjeje, dhe se ata nuk kanë pse të ndërhyjnë dhe të prishin oborrin e njerëzve.       


“Ju e shikoni vetë këta pasi thonë se i fituan zgjedhjet me shtet pushtet dhe kriminelë, kujtojnë se do e mbajnë mandatin e 3 me polici. Banorët kërkojnë tu vijë zgjidhja këta vijnë me polici. Ky është një rast skandaloz një vjedhje. Banorët po protestojnë dhe do vazhdojnë të protestojnë. Skanë pse ndërhyjnë të prishin të gjitha havllitë kur zgjidhja është fare e thjeshtë. Nuk ka ndërmend kush që të vijë të shërbejë sepse duan vetëm të abuzojnë dhe të vjedhin. Kjo është fare e qartë dhe kujtojnë se do hakmerren”, tha Xhaferraj.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ferdinand xhaferraj ferdinand xhaferraj

Sondazh

Poll