Politike

Mesazhi i Presidentit të Sllovenisë në takimin me Metën: Ndryshimet e kufijve në këtë pjesë të Evropës nuk zhvillohen

6 Maj 2021, 13:52 Nga DOSJA
Mesazhi i Presidentit të Sllovenisë në takimin me Metën:

TIRANË– Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor ka dhënë disa mesazhe ditën e sotme në vendin tonë pas takimit me kreun e shtetit shqiptar.

Pahor nuk la pa përmendur publikimin e dokumetave të qauajtura non-paper, të cilat flasin për ndryshim kufijsh. Ai tha se zgjerimi i Bashkimit Europian në Ballkan është jo vetëm gjeopolitik por i pazëvendëueshën për paqe e stabilitet të rajonit e krejt evropës

Mendoj se zgjerimi i BE në Ballkan është jo vetëm gjeopolitik por i pazëvendëueshën për paqe e stabilitet të rajonit e krejt evropës. Bashkë me kryetarin e Shqipërisë, Ilir Meta e miqtë e mi do angazhohem që në konkluzionet e takimit më 17 maj të japim një porosi bindëse të fuqishme mbi rëndësinë e zgjerimit që duhet të jetë më i shpejtë e të kenë parasysh jo vetëm shtetin e posacëm me të cilin negociohet por edhe tërë rajonin.Do të zvogëlohej rëndësia e debatimit të ri për ndryshimin e kufijve në Ballkan që sipas mendimit tim ky proces s’mund të përfundojë në mënyrë të paqtë.Në anëtarësinë e BE kufijtë mes shteteve bëhen më pak të rëndësishme e s’ka nevojë për ndryshimin e tyre”.

Ai ka theksuar se ndryshimet e kufijve në këtë pjesë të Evropës nuk zhvillohen pa flijime.

E dimë nga përvoja se ndryshimet e kufijve në këtë pjesë të Evropës nuk zhvillohen pa flijime, besoj që ne udhëheqëqsit e kësaj pjesë të Evropës por edhe krejt BE e kemi këtë obligim moral e politik që në këtë kohë që s’është e thjeshtë jo vetëm për shkak të Covid por dhe problemeve të brendshme të BE por edhe të Ballkanit, në mjedisin tonë evropan e kombëtar që sot në këtë kohë më të komplikuar të japim një ide të re se si të zhvillohet më shpejt e entuziazëm që udhëheqësit e njërëzit e shteteve të BE nga njëra anë e banorëve të shteteve të Ballkanit. Nuk është kjo detyrë e lehtë. Me Ilirin jemi të vetedijshëm që na pret një punë e rëndë por duhet thënë se për të gjitha këshillimet vërejtjet që mi ke dhenë në lidhje me këtë, ty dhe delegacionit tënd ju falenderoj do i marrim parasysh si dhe këshillat që i fitojmë në takimin në Mal të Zi dje, sot këtu, nesër në Kosovë e pastaj edhe në Serbi. Të gjitha këto vizita shërbejnë që të gjithë bashkë të bëjmë gjithcka është në fuqitë tona që të sigurojmë paqen mirësinë e prespektivën evropiane t’ua kthejmë në besim në të ardhmen e tyre”.

Takimi mes dy homologëve u majt ditën e sotme në ambientet e brendshme të presidencës, nga ku presidenti Meta theksoi rëndësinë e Sllovenisë ne Integrimin e Shqipërisë në Bashkimit Europian.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike dokumenti “non paper” ilir meta takim me barot pahor dokumenti “non paper” ilir meta takim me barot pahor

Sondazh

Poll

Politike 6 Maj 2021, 11:37

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Namik Dokle ka kujtuar sot festën e Shëngjergjit, duke dhënë detaje edhe mbi traditat e festimit. Duke ndarë fot...