Politike

LSI ankesë për KQZ, thirrje SPAK për ndërhyrje: I kemi kërkuar pamjet filmike që prej 10 ditësh, nuk i kanë as vetë

6 Maj 2021, 12:45 Nga DOSJA
LSI ankesë për KQZ, thirrje SPAK për ndërhyrje: I kemi

TIRANË– Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Silva Caka ka bërë me dije se subjekti politik, të cilit ajo i përket ende nuk i ka marrë pamjet e filmike që i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Madje sipas Cakës, për një prej KZAZ-ve të Elbasanit nuk i ka pamjet filmike që kërkon LSI-ja. 


Lëvizja Socilaiste për Integrim është e vendosur në denoncimin e çdo parregullsie dhe paligjshmërie të procesit të 25 prillit. I bëjmë thirrje Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion, të nisë menjëherë hetimin për arsyen e vonesës së dorëzimit të pamjeve filmike, të cilat sipas ligjit, duhet t’i vendosen pa vonesë në dispozicion, çdo subjekti politik të interesuar.”

DEKLARATA E PLOTË:

Përshëndetje! Jemi në këtë konferencë për t’ju bërë me dije se prej disa ditësh i kemi kërkuar Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve pamjet filmike të procesit të numërimit për disa KZAZ, ku janë vërejtur shkelje të rënda, të cilat kanë të bëjnë me tjetërsimin e votës së shqiptarëve. Duam të përmendim faktin se ka patur vonesa në vendosjen në dispozicion të pamjeve filmike për KZAZ-të nr. 66 në Berat, 25 në Shijak dhe 70 në Maliq. Akoma dhe më shumë rëndohet situata për KZAZ-në numër 47 të Elbasanit, ku edhe sot që flasim, 10 ditë pas procesit zgjedhor, ende nuk na janë vënë në dispozicion pamjet filmike të procesit të numërimit. Madje, në informacionet tona edhe Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, ende nuk është pajisur me këto pamje filmike. Kompania që disponon pamjet filmike, R&T, në pronësi të Renis Tërshanës, bashkëpunëtor dhe ish ortak me Samir Mane-n, vonon enkas dorëzimin e pamjeve filmike, pikërisht në KZAZ-të ku tjetërsimi i votës, ka marrë përmasa kriminale. Në kuadër të ruajtjes së votës së çdo shqiptari, Lëvizja Socilaiste për Integrim është e vendosur në denoncimin e çdo parregullsie dhe paligjshmërie të procesit të 25 prillit. I bëjmë thirrje Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion, të nisë menjëherë hetimin për arsyen e vonesës së dorëzimit të pamjeve filmike, të cilat sipas ligjit, duhet t’i vendosen pa vonesë në dispozicion, çdo subjekti politik të interesuar.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike krimi zgjedhor 2021 silva caka krimi zgjedhor 2021 silva caka

Sondazh

Poll

Politike 6 Maj 2021, 11:37

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Namik Dokle ka kujtuar sot festën e Shëngjergjit, duke dhënë detaje edhe mbi traditat e festimit. Duke ndarë fot...