Bota

Melinda dhe Bill Gates kishin planifikuar me kohë divorcin dhe ne s’kishim kuptuar gjë

6 Maj 2021, 11:35 Nga DOSJA
Melinda dhe Bill Gates kishin planifikuar me kohë divorcin dhe ne

SHBA– Tre javë më parë, bashkëshortja e Bill Gates, Melinda Gates bleu një pronë në një vlerë 1,2 milion dollarësh në Seattle .

Vila luksoze përmbante katër dhoma gjumi, dy banjo dhe kopshte të mëdha e me gjasa do të jetë shtëpia e re ku do të jetojë Melinda.

Vendimi për divorcin e çiftit të famshëm, më në fund duket se është marrë shumë kohë më pare dhe u bë publik vetëm përpara dy ditësh.

Pas  27 vitesh vitesh martesë, bashkëthemeluesi i Microsoft Bill Gates dhe gruaja e tij Melinda kanë vendosur t’i japin fund martesës së tyre.

Bill dhe Melinda Gates kishin 3 fëmijë nga martesa e tyre. Jennifer, vajza e tyre e madhe, tha në një postim në Instagram se “ishte një kohë e vështirë për të gjithë familjen tonë”, duke theksuar, megjithatë, se ajo nuk ka ndërmend të komentojë më tej për ndarjen e prindërve të saj.

Gates u takua për herë të parë në 1987 kur Melinda u bashkua me Microsoft si menaxher i produkteve. Çifti u martua në Lanai, Haëaii në 1994 dhe themeloi Fondacionin Bill dhe Melinda Gates në 2000. Fondacioni u bë shpejt një nga organizatat jofitimprurëse më të rëndësishme në botë.

(o.l./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota bill gates divorcohet nga bashkeshortja melinda gates bill gates divorcohet nga bashkeshortja melinda gates

Sondazh

Poll