Aktualitet

DINAMIKA: Dolën duke u zënë nga salla e gjyqit! Ish-polici shkoi me vrap tek shtëpia dhe mori automatikun, s’ja kurseu plu

6 Maj 2021, 11:24 Nga DOSJA
DINAMIKA: Dolën duke u zënë nga salla e gjyqit! Ish-polici shkoi

ELBASAN– Një viktimë dhe tre të plagosur, ky është bilanci i të shtënave me armë zjarri jashtë Gjykatës së Elbasanit! Ish-efektivi i rendit, Koço Buzi duket se nuk ka dalë i kënaqur nga salla e gjyqit, ku edhe zhvilloi procesin e radhë për ndarjen nga bashkëshortja e tij, Liljana. 

Në debat e sipër, jashtë godinës, Koço Buzo është larguar para të gjithëve duke u futur në banesën e tij, e cila ndodhej pranë Gjykatës. Atje ka marrë një armë zjarri tip kallashnikov e një thikë, dhe është kthyer para Gjykatës, ku edhe ka nisur që të qëllojë.

Teksa nuk e ndalte breshërinë, ka plagosur gruan e tij, e cila ka tentuar që të ikë me vrap por pa mundur që t’u shpëtojë plumbave. Por nuk është mjaftuar këtu! Ish-polici ka plagosur edhe avokatin e gruas Gëzim Toçilën dhe një kalimtar të rastit të identifikuar si Adriatik Kola. Dëshmitarët raportojnë se i plagosur ishte dhe një efektiv policie që ndërhyri për të shuar konfliktin e nisur mes palëve, por në njoftimin zyrtar nuk ka asnjë të dhënë për të.

Gjithë çfarë dihet deri më tani është se efektivi fillimisht mori një plumb në këmbë, e më pas iu fsheh agresorit pas një makinë që ndodhej pranë, por ka pasur dhe kohë për të kërkuar përforcime. Efektivët kanë mbërritur me urgjencë në vendin e ngjarjes, duke arrestuar në flagrancë Koço Buzon, edhe pse ky i fundit tentoi që të largohej. 

Ndërkohë që Policia mori autorin, të plagosurit u dërguan me urgjencë në spitalin e Elbasanit, ku 54-vjeçarja Liljana Buzo ndërroi jetë, duke mos i mbijetuar dot plagëve të marra. Por deri më tani nuk ka detaje të tjera lidhur me gjendjen shëndetësore të të plagosurve të tjerë.

LAJMI KRYESOR: Krim i rëndë! Burri vret gruan pranë gjykatës në Elbasan dhe plagos 2 persona, ngjarja ndodhi pasi çifti doli nga gjykata, plumbat zunë kalimtarin dhe avokatin (EMRAT-MOTIVET)  

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet adriatik kola burri vret gruan ne gjykate gezim tocila koço buzo liljana buzo plagosje te gjykata ne elbasan adriatik kola burri vret gruan ne gjykate gezim tocila koço buzo liljana buzo plagosje te gjykata ne elbasan

Sondazh

Poll