Aktualitet

Ekzekutimi me armë zjarri në Elbasan! Policia jep njoftimin zyrtar: Burri vrau gruan, u plagosën dy persona, sekuestrohen kal

6 Maj 2021, 11:21 Nga DOSJA
Ekzekutimi me armë zjarri në Elbasan! Policia jep njoftimin zyrtar:

ELBASAN– Policia e Elbasanit ka dhënë njoftimin zyrtar për ekzekutimin me armë zjarri që ndodhi paraditen e sotme përballë Gjykatës. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në orën 12:15, në afërsi të Gjykatës. Koco Buzo, 58-vjeçari qëlloi me armë zjarri drejt bashkëshortes së tij, Liljana Buzos, 54-vjeçare, e si pasojë ndërroi jetë.

Ndërkohë në njoftim bëhet e ditur se kanë mbetur të plagosur dhe dy persona të tjerë. Avokati dhe një kalimtar i rastit. Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë ka bërë të mundur kapjen dhe prangosjen e autorit, sekuestrimin e armës së zjarrit tip kallashnikov dhe të një arme të ftohtë thikë.

NJOFTIMI:

Rreth orës 12:15, në afërsi të Gjykatës, shtetasi K. B., 58 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të bashkëshortes së tij, shtetases L. B., 54 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. Si pasojë e të shtënave është plagosur në këmbë edhe një kalimtar i rastit, shtetasi G. T., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu është paraqitur në spital, i dëmtuar në dorë, edhe shtetasi A. K., i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore është larguar për në banesë. Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë ka bërë të mundur kapjen dhe prangosjen e autorit, sekuestrimin e armës së zjarrit tip kallashnikov dhe të një arme të ftohtë thikë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

LAJMI KRYESOR: Krim i rëndë! Burri vret gruan pranë gjykatës në Elbasan dhe plagos 2 persona, ngjarja ndodhi pasi çifti doli nga gjykata, plumbat zunë kalimtarin dhe avokatin (EMRAT-MOTIVET)

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet burri vret gruan ne gjykate policia elbasan burri vret gruan ne gjykate policia elbasan

Sondazh

Poll