Aktualitet

Akuzohet për vjedhjen e magazinës më 2012-ën, kush është Romeo Shehu, ish-i dashuri i Çiljeta Xhilagës

19 Maj 2019, 13:47 Nga DOSJA
Akuzohet për vjedhjen e magazinës më 2012-ën, kush

TIRANË- Në krye të Drejtorisë së Hetimit Tatimor në Tiranë, tashmë është emëruar Romeo Shehu.

Kush është Romeo Shehu?

Emri i tij nuk është i panjohur, pasi ai njihet ndryshe si ish-partneri i Çiljeta Xhilagës, dhe lidhje e tyre është komentuar shpesh herë në mediet rozë aso kohe. Por, nga ana tjetër Shehu është lakuar edhe nga policia, pasi në vitin 2012 u shpall person në kërkim, ku akuzohej për vjedhje në bashkëpunim.

Duke iu referuar arkivës, Romeo Shehu në atë kohë, 28 vjeç u përfshi në një vjedhje në bashkëpunim, duke grabitur cigare me vlerë 250 milion lekë të vjetra.

Me parë Shehu ka qenë specialist në zyrën e hetimit tatimor të Tiranës.

Ndërkohë, ditën e sotme ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar në Facebook, denoncimin e një qytetari, (Lexo këtu) sipas të cilit Romeo Shehu, i emëruar në krye të hetimit tatimor në Tiranë, është person me rekorde kriminale.

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet çiljeta xhilaga romeo shehu çiljeta xhilaga romeo shehu

Sondazh

Poll