Politike

Murrizi zbulon pse humbi në zgjedhjet e 25 prillit: Sepse ra vlera e Euros!

5 Maj 2021, 19:21 Nga DOSJA
Murrizi zbulon pse humbi në zgjedhjet e 25 prillit: Sepse ra vlera e Euros!

TIRANË– Kreu i Partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare Myslim Murrizi, i cili nuk ka arritur të sigurojë asnjë mandat në zgjedhjet e 25 prillit ka treguar se ka humbur për shkak të rënies së vlerës së monedhës ‘Euro’.

I ftuar në “Open”, Murrizi tha se kur ai është futur në Parlament, 1 euro këmbëhej me 1 mijë e 230 lekë, ndërsa tani këmbëhet me shumë më pak. Me këto fjalë, Murrizi nënkuptoi se ai vetë ka humbur pasi partitë e mëdha kanë blerë vota.

“Sepse ra Euro. Ra vlera e Euros. Kur u futa unë në politikë, 1 euro këmbëhej me 1 mijë e 230 lekë, ndërsa tani këmbëhet me shumë më pak. Unë nuk kam lekë zonjë. Jam i nderuar dhe i respektoj ata 4 mijë e 800 njerëz që kanë votuar për mua,”- tha Murrizi.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike myslim murrizi zgjedhjet 25 prill 2021 myslim murrizi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 5 Maj 2021, 17:47

TIRANË– Në Shqipëri, Komisioni i Ligjeve nisi sot shqyrtimin e kërkesës së një grupi deputetësh socialistë për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Socialis...