Bota

Bordi shqyrton vendimin për bllokimin e Donald Trumpit në Facebook

5 Maj 2021, 13:55 Nga DOSJA
Bordi shqyrton vendimin për bllokimin e Donald Trumpit në Facebook

SHBA– Bordi pothuajse i pavarur mbikëqyrës i kompanisë Facebook, pritet të bëjë sot të ditur vendimin nëse kompania e rrjetit social kishte të drejtë t’i bllokonte ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump për një kohë të pacaktuar, llogaritë e tij në Facebook dhe Instagram.

Bordi që po shqyrton rastin e ish Presidentit Trump përbëhet nga 20 anëtarë, ku bëjnë pjesë studies ligji, eskpertë të të drejtave të njeriut dhe gazatarë.

“Është një person i fuqishëm. E kuptoj vëmendjen dhe spektaklin rreth tij, sepse është i rëndësishëm. Dëmi që mund të vijë me rikthimin e zotit Trump në platformë është i madh. Pra, natyrisht është një spektakël Por, me vendimin e tij bordi nuk do të rregullojë platformën e Facebook-ut. Ai nuk ka fuqi ta rregullojë atë. Nuk ka fuqi që ta mbajë përgjegjëse platoformën për përdoruesit e saj në botë. Nuk është Gjykatë e Larë”, tha Jessica J. Gonsalez, anëtare e bordit mbikëqyrës të Facebook.

Një panel prej pesë anëtarësh nxjerrin vendimin, i cili duhet të miratohet nga shumica e anëtarëve të bordit i cili duhet të zbatohet nga kompania Facebook, me përjashtim të rasteve kur veprimi përbën shkelje ligjore.

Ish Presidenti Trump u ndalua nga Facebook pas postimeve që ai bëri pas sulmit të mbështetësve të tij më 6 janar në Kapitol, ndërsa Kongresi ishte mbledhur për certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

Kompania Twitter po ashtu vendosi ndalimin e përhershëm të zotit Trump, me arsyetimin se disa nga postimet e tij “mund të frymëzojnë të tjerë të përsërisin veprimet e dhunshme që ndodhëm më 6 janar dhe se ekzistojnë tregues të shumtë se postimet po kuptohen si inkurajim për të vepruar ashtu”.

Facebook pezullon në mënyrë të vazhdueshme postime dhe llogari. Rreth 150 mijë raste i janë drejtuar bordit mbikqyrës që nga tetori i vitit 2020. Bordi thotë përparësi ka shqyrtimi i rasteve që prekin përdoruesit në gjithë botë. Ndërsa pret të mësojë fatin e llogarisë së tij në Facebook dhe Instagram, një ditë më parë Donald Trump krijoi një hapësirë për postime online në faqen e tij në web. Nga aty, mesazhet mund të shpërndahen në Twitter dhe Facebook nga përdorues të tjerë.

Në postimet në faqen e tij zoti Trump ripërsërit qëndrimin se zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 ishin të manipuluara. Twitter thotë se përmbajtja nga faqja e zotit Trump do të lejohet për aq kohë sa nuk bie ndesh me rregullat, ndërsa Facebook nuk pati ndonjë reagim të menjëhershëm.

Marrë nga VOA

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota donald trump facebook donald trump facebook

Sondazh

Poll