Bota

Së shpejti do të botojë librin e ri, Meghan Markle akuzohet për kopje

5 Maj 2021, 14:17 Nga DOSJA
Së shpejti do të botojë librin e ri, Meghan Markle akuzohet

LOS ANGELES-Meghan Markle, Dukesha e Sussex do të publikojë më datën 8 qershor një libër për fëmijë të quajtur “The Bench” në lidhje me marrëdhëniet babë e bir.

Libri është frymëzuar nga marrëdhëniet e bashkëshortit të saj Harry dhe djalit Archie.

Libri është projekti më i fundit Meghan Markle dhe burrit të saj Princ Harry pasi ata dhanë dorëheqjen nga detyrat mbretëroredhe u transferuan në Los Angeles vitin e kaluar bashkë me djalin e tyre Archie.

“Shpresoj që ‘The Bench’ të jehojë në çdo familje, pavarësisht nga përbërja, siç është në timen.” -tha dukesha.

Meghan është akuzuar për vjedhjen e librit nga një autor britanik i quajtur Corrinne Averiss që e kishte publikuar në vitin 2018 por ai i ka hedhur poshtë pretendimet.

Të dy librat shfaqin një kopertinë shumëngjyrëshe të një stoli nën një pemë të rrethuar nga zogj.

Dhe një ilustrim nga artisti fitues i çmimeve Christian Robinson në librin e Meghan tregon një baba me djalin e tij duke dremitur në një shezllon jashtë.

Por disa kanë pohuar se imazhi është i ngjashëm me atë në The Boy and the Bench, i cili paraqet një pamje nga zogjtë e një babai dhe djali në një stol.

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota meghan markle meghan markle boton librin e ri meghan markle meghan markle boton librin e ri

Sondazh

Poll