Politike

Tërhiqet nga gara kandidati i BD-së në Skrapar, Topollaj: Ndihej i terrorizuar, e kërcënuan njerëzit e qeverisë

18 Maj 2019, 17:36 Nga DOSJA
Tërhiqet nga gara kandidati i BD-së në Skrapar, Topollaj: Ndihej

Është tërhequr nga gara kandidati i Bindjes Demokratike në Skrapar, Dejvis Hebibasi. Lajmi është bërë i ditur nga Fabian Topollaj, pjestari i Bindjes Demokratike.

Ai deklaroi se Hëebibasi është tërheuqr nga gara për shkak të presioneve që janë bërë ndaj tij nga ana e kandidatit të PS-së dhe deputetit Adnor Shameti.

Postimi i plotë i Topollajt

Sot vendosëm të ndajmë me ju një lajm shumë të keq për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 30 qershorit.

Kandidati i BINDJES DEMOKRATIKE, Devi Hebibasi u tërhoq nga gara, pas presioneve të forta në adresë të tij nga njerëzit e qeverisë.

Zoti Hebibasi ndihej i terrorizuar dhe nuk pranoi të jepte shpjegime për arsyet e tërheqjes së tij të papritur dhe kjo e bën edhe më të rëndë situatën.

Një ditë më parë, ai ishte paraqitur në selinë e BINDJES DEMOKRATIKE në Tiranë, shumë entuziast për një rezultat surprizë në Çorovodë, pas takimeve të para që kishte pasur me banorët atje.

Gjatë këtyre dy ditëve mësuam se kandidati i Rilindjes atje, ka një lloj lidhje gjaku me zotin Hebibasi, por ky nuk është një fakt që është mësuar ditët e fundit, kur ai mori përsipër të garojë me siglën e BINDJES DEMOKRTIKE.

Ne kemi dyshime të forta se prapa kësaj historie qëndron kandidati rival i Partisë Socialiste, së bashku me deputetin e zonës, Adnor Shametin, të cilët mesa duket janë ndier të frikësuar për rezultatin. Me gjithë ftesat e përsëritura dhe lutjet tona për ta rikonsideruar vendimin, kandidati ynë në Skrapar nuk pranoi të rihynte në garë.

Tërheqja e zotit Hebibasi është një paralajmërim i fortë se Rilindja është e vendosur që t’i konsiderojë këto zgjedhje sikur të ishin me një kandidat të vetëm edhe në ato zona ku kanë kandiduar përfaqësues të opozitës.

BINDJA DEMOKRATIKE paralajmëron kryeministrin Rama se do të mbajë të gjitha përgjegjësitë për prishjen e zgjedhjeve të 30 qershorit në Shqipëri. Ajo i kërkon organeve kompetente një hetim të shpejtë për ngjarjen dhe i bën thirrje faktorit ndërkomëbëtar që të monitorojë rreptësisht procesin, sepse këtu nuk ka asnjë garanci për votën, sa kohë që kërcënohen dhe intimidohen edhe vetë kandidatët e opozitës.

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike adnor shameti bindja demokratike dejvis habibasi fabjna topollaj adnor shameti bindja demokratike dejvis habibasi fabjna topollaj

Sondazh

Poll