Bota

Vritet në apartamentin e saj 26-vjeçarja në Pakistan, të afërmit e deklarojnë si ‘krim pasioni’

5 Maj 2021, 12:14 Nga DOSJA
Vritet në apartamentin e saj 26-vjeçarja në Pakistan, të

PAKISTAN– Studentja e drejtësisë Maira Zulfiqar e kthyer dy javë më parë nga Britania, për të punuar në degën në Pakistan të kompanisë ligjore Duncan Blackett është gjendur e vrarë në apartamentin me qera ku jetonte.

Dy burrat kanë hyrë fshehurazi në apartamentin ku ajo jetonte dhe kanë qëlluar me armë zjarri.

Autopsia e bërë nga mjekët, tregoi që vajza ishte mbytur dhe qëlluar me armë, ndërsa në trup kishte shenja prerje. Në dokumentet ligjore të depozituara nga xhaxhai i të ndjerës thuhet se dy burrat ishin të njohur të vajzës dhe po tentonin ta bindnin të pranonte martesën me një prej tyre, por ajo i kishte refuzuar të dy.

Në dokumente thuhet se vajza kishte vizituar shtëpinë e xhaxhait disa ditë para tragjedisë dhe e kishte vënë në dijeni se dy burrat e përndiqnin dhe e kërcënonin.
Një zyrtar i policisë së Lahore tha se gruaja kishte një plagë plumbi në shpatull, por shkaku i saktë i vdekjes nuk është përcaktuar nëse ishte nga plumbi apo mbytja në fyt.

 

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota krim pasioni ne pakistan maria zulfiqar krim pasioni ne pakistan maria zulfiqar

Sondazh

Poll