Bota

Diçka nuk shkon në foton çiftit Biden me ish-presidentin Carter, rrjeti shpërthen në komente dhe meme

5 Maj 2021, 07:06 Nga DOSJA
Diçka nuk shkon në foton çiftit Biden me ish-presidentin

SHBA– Kjo foto me pamje të çuditshme të presidentit aktual amerikan në një vizitë te presidenti i 39-të, Jimmy Karter ka shkaktuar hilaritet në internet.

Në foto shihen Joe Biden dhe gruan e tij Jill të cilët vizituan ish-Presidentin Jimmy Carter dhe ish-Zonjën e Parë, Rosalynn Carter në shtëpinë e tyre në Plains, Georgia javën e kaluar.

Ndërsa Biden është me të vërtetë pak më i gjatë se Carter, por në foto duket sikua ai dhe zonja e parë janë ‘gjigand’ para ish-ciftit presidencial të cilët janë të ulur në një kolltuk, dhe kjo mendohet të jetë rezultat i shtrembërimit të shkaktuar nga përdorimi i një lente me kënd të gjerë, thotë redaktori i figurës në BBC Phil Coomes.

Kjo ka rezultuar që ata që janë afër buzës së kornizës të zmadhohen, ndërsa shtyjnë ato që janë në mes. Është një efekt optik që fotografët mund ta përdorin në avantazhin e tyre, ose si në këtë rast, mund të krijojë një interpretim artificial të një skene.

Efekti i fotos ka shkaktuar reagime dhe komente epike në rrjetet sociale.

Ne votuam për Biden sepse është njeri i mirë, por edhe sepse ai dhe Jill janë gjigand të cilët nëse i mërzit të godasin‘- ishte një nga komentet në Twitter.

We voted for Biden because he’s a decent human being with sound policies but also because he and Jill are giants who will crush you if you make them angry.

— Sister Celluloid (@sistercelluloid) May 4, 2021

Në moshën 96 vjeç, Jimmy Carter është presidenti më i gjatë në historinë e SHBA, gruaja e tij Rosalynn tani është 93. Ashtu si  Biden, Carter ishte një president demokrat.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota jill biden jim karter joe biden rosalynn carter jill biden jim karter joe biden rosalynn carter

Sondazh

Poll