Bota

Lajcak flet për ‘non-paper’: Është tërësisht e rrezikshme dhe ide që provokon luftë, unë jam plotësisht kundër

4 Maj 2021, 19:52 Nga DOSJA
Lajcak flet për ‘non-paper’: Është

KOSOVË- Miroslav Lajcak, përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka folur për “non-paper”-in e parë të publikuar në të cilin përshkruheshin ndryshime të kufijve në disa shtete të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën.

Në bashkëbisedimin të organizuar nga “Itaian Institute for International and Political Studie”, ai ka thënë se ideja e rivizatimit të kufijve ka qënë e pranishme për vite të tëra dhe nuk është diçka e re. Megjithatë ai thotë se është kategorikisht kundër ndryshimit të kufijve, derisa shton se “non-paper” që parashikon ndryshime të kufijve është e rrezikshme dhe ide që provokon luftë.

“Nuk dua ti komentoj këto letra. Ideja e rivizatimit të kufijve nuk është ide e re, ka qenë këtu për vite. Unë plotësisht jam kundër një ideje të tillë. Është tërësisht e rrezikshme dhe ide që provokon luftë”, ka thënë Lajçak.

I pyetur se kush mund të qëndrojë prapa tyre, Lajçak ka thënë se mendon që mund ta thotë arsyeshëm dhe saktësisht se kush qëndron prapa, megjithatë shton se nuk është roli i tij për të spekuluar.

Megjithaët përfaqësuesi i BE-së ka thënë se plani i zgjerimit të BE-së dhe integrimit të Ballkanit Perëndimor është plan A dhe nuk ka zëvendësim.

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora miroslav lajčák non-paper" miroslav lajčák non-paper"

Sondazh

Poll