Bota

Kosova merr mbi 4 mijë vaksina si donacion nga BE, MSH: Nesër fillon vaksinimi për bluzat e bardha

4 Maj 2021, 19:54 Nga DOSJA
Kosova merr mbi 4 mijë vaksina si donacion nga BE, MSH: Nesër fillon

KOSOVË- Kosova ka marrë 4 680 doza të vaksinës Pfizer?BioNTech ditën e sotme. Këto vaksina janë pjesa e parë e 95 000 dozave, të cilat Bashkimi Evropian i ka caktuar Kosovës. Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, shkruan se këto doza vaksinash do të shërbejnë për vaksinimin e stafit mjekësor, të cilët nuk kanë mundur të vaksinohen në fazën e parë të vaksinimit në Kosovë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë:

Njoftim lidhur ma vaksinimin kundër COVID-19. Prishtinë, 4 maj 2021. Ministria e Shëndetësisë ka pranuar sot 4680 doza të vaksinës Pfizer/Biontech kundër COVID-19, pjesë e parë e 95 000 dozave të cilat Bashkimi Evropian i ka ndarë për Kosovën në kuadër të mbështetjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në vaksinimin kundër COVID-19.

Me rekomandim të Komitetit për vaksinim kundër COVID-19, këto doza të vaksinës Pfizer/Biontech do të përdoren për vaksinimin e punëtorëve shëndetësor, të cilët nuk kanë mundur të vaksinohen në fazën e parë të vaksinimit për arsye shëndetësore për çka duhet të kenë dëshmi. Vaksinimi do të rifillojë nesër, e mërkurë 5 maj 2021 me punëtorët shëndetësor nga e tërë Kosova, të cilët do të vaksinohen në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, duke filluar nga ora 10:00.

Kosova është vendi i fundit në rajon që ka nisur vaksinimin anti-COVID, pasi në 30 mars morën kontigjentin e parë me 24.000 doza të vaksinës së prodhuar nga AstraZeneca. Nga COVAX-i, në total Kosova do të marrë falas 100.800 doza të vaksinës kundër COVID-19 të kompanisë AstraZeneca.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora kosova merr 4 mije vaksina pfizer vaksinimi ne kosove kosova merr 4 mije vaksina pfizer vaksinimi ne kosove

Sondazh

Poll