Bota

Trafikonte njerëz dhe importonte kokainë, shqiptari ‘shef’ i krimit të organizuar ndalohet kategorikisht të hyjë në sh

4 Maj 2021, 19:35 Nga DOSJA
Trafikonte njerëz dhe importonte kokainë, shqiptari ‘shef’

BRITANIShqiptari 36-vjeçar, i cili ishte shef i krimit të organizuar në Londër është ndaluar të hyjë në shtetin Britanik pas gjyqit që u zhvillua në gjykatë për Agjencinë Kombëtare të Krimit.

Ai drejtonte automjete të nivelit më të lartë, të punësuar nga biznesi i makinave me qira të një tregtari droge. Ai gëzonte një mënyrë jetese luksoze pavarësisht se nuk kishte pothuajse asnjë gjurmë penale në Mbretërinë e Bashkuar dhe fitimet e deklaruara i kishte nga një kompani në Londër, raportojnë mediat.

Hetuesit zbuluan se ai fitoi paratë e tij nga importimi i kokainës dhe trafikimit të njerëzve si një anëtar kryesor i një grupi shqiptar të krimit të organizuar dhe se ai ishte i aftë të ushtronte “dhunë ekstreme” për të mbrojtur interesat e tij.

Në një incident, ai goditi një person tre herë në zonën e zemrës me një thikë në një klub nate, por arriti të mbijetonte. Ai u pagua mirë dhe më pas u arratis në Bullgari duke mos referuar rastin në polici.

Provat e mëtejshme të sjelljes së tij kriminale, e cila është e detajuar në një vendim nga gjyqtarët në Komisionin e Posaçëm të Apelimit të Emigracionit, erdhën kur një pako prej 65,000 eurosh me ADN-në e gangsterit u gjet në një ndarje të fshehtë të një makine të drejtuar nga një bashkëpunëtor. Automjeti u ndalua nga rojet kufitare në Coquelles në Francë.

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota 36 vjecari shqiptar ndalohet te hyje ne angli britani shefi i krimit te organizuar ne londer 36 vjecari shqiptar ndalohet te hyje ne angli britani shefi i krimit te organizuar ne londer

Sondazh

Poll