Politike

PROPOZIMI i Nishanit: PD-ja të vazhdojë rrugën e bojkotit, nuk ka Parlament nëse nuk njihen zgjedhjet

4 Maj 2021, 20:31 Nga DOSJA
PROPOZIMI i Nishanit: PD-ja të vazhdojë rrugën e bojkotit, nuk ka

TIRANË– Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Bujar Nishani ka udhëzuar këtë parti që të ndjek rrugën e bojkotit pas zgjedhjeve të 25 prillit.

I ftuar në “Përballë”, Nishani tha se nuk ka kuptim që PD-ja edhe të mos njohë zgjedhjet, edhe të futet në Parlament. Sipas Nishanit, këto dy hipoteza nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.

“PD të vijojë rrugën e bojkotit. Nuk i njohim zgjedhjet, por hyjmë në parlament. Kjo është një tezë e pakuptimtë sepse nëse ti nuk i njeh zgjedhjet, atëherë bën atë që bëre pak vite më parë, refuzon marrjen e mandateve. Humbja është e njohur se po thuhet do shkojmë në parlament. Kjo do te thotë që e ke pranuar rezultatin. Që do të thotë ka pasur manipulime, por jo që të ndryshojnë këtë rezultat .Janë mekanizma që nuk funksionojnë. Ndërtimi i mekanizmave të tillë paralel nuk mund të jenë funksional për opozitën. Opozita nuk ka polici dhe nuk komandon policinë, nuk ka prokurori dhe nuk komandon prokurorinë. Mund ti ndërtosh formalisht, por të kthehen në bumerang,”- tha Nishani.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike bujar nishani zgjedhjet 25 prill 2021 bujar nishani zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 4 Maj 2021, 20:28

TIRANË– Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka deklaruar se ka pasur ‘luftë brenda llojit’ në Opozitë. I ftuar në “Log”, ...

Politike 4 Maj 2021, 19:40

TIRANË– Analisti Andi Bushati nuk është përmbajtur teksa ka folur për nisjen e shkarkimit të Presidentit Ilir Meta. I ftuar në “Open”, Bu...